Sahihu i Buhariut — Hadithi 3054

Xhihadi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri pa një palë rroba të reja prej mëndafshi që po i shisnin në treg, andaj i tha Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, sikur t'i blije këto e t'i vishje gjatë festave dhe nëpër takime me delegacionet që të vijnë? - “Këto janë rrobat e atyre që, - ose ka thënë: këto i veshin vetëm ata që, - nuk kanë hise në botën tjetër” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pas një kohe, Pejgamberi ﷺ i dërgoi Omerit një xhybe të mëndafshtë. Omeri shkoi e i tha: - O i Dërguari i Allahut, ti pate thënë: “Këto janë rrobat e atyre që, - ose ka thënë: këto i veshin vetëm ata që, - nuk kanë hise në botën tjetër” , e tani po m'i dërgon mua?! - “T'i shesësh ose t'i shfrytëzosh për diçka tjetër (përveç veshjes) ” , - i tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ: أَنَّ ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: وَجَدَ عُمَرُ حُلَّةَ إِسْتَبْرَقٍ تُبَاعُ فِي السُّوقِ فَأَتَى بِهَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، ابْتَعْ هَذِهِ الْحُلَّةَ فَتَجَمَّلْ بِهَا لِلْعِيدِ وَلِلْوُفُودِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّمَا هَذِهِ لِبَاسُ مَنْ لاَ خَلاَقَ لَهُ، - أَوْ إِنَّمَا يَلْبَسُ هَذِهِ مَنْ لاَ خَلاَقَ لَهُ -". فَلَبِثَ مَا شَاءَ اللَّهُ ثُمَّ أَرْسَلَ إِلَيْهِ النَّبِيُّ ﷺ بِجُبَّةِ دِيبَاجٍ، فَأَقْبَلَ بِهَا عُمَرُ حَتَّى أَتَى بِهَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! قُلْتَ: "إِنَّمَا هَذِهِ لِبَاسُ مَنْ لاَ خَلاَقَ لَهُ - أَوْ إِنَّمَا يَلْبَسُ هَذِهِ مَنْ لا خَلاَقَ لَهُ -". ثُمَّ أَرْسَلْتَ إِلَىَّ بِهَذِهِ. فَقَالَ: "تَبِيعُهَا، أَوْ تُصِيبُ بِهَا بَعْضَ حَاجَتِكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3054