Sahihu i Buhariut — Hadithi 3054

177. Nënkapitulli: Stolisja me rastin e pritjes së delegacioneve

3054. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri pa një palë rroba të reja prej mëndafshi që po i shisnin në treg, andaj i tha Pejgamberit ﷺ:

- O i Dërguari i Allahut, sikur t'i blije këto e t'i vishje gjatë festave dhe nëpër takime me delegacionet që të vijnë?

- “Këto janë rrobat e atyre që, - ose ka thënë: këto i veshin vetëm ata që, - nuk kanë hise në botën tjetër”, - i tha Pejgamberi ﷺ.

Pas një kohe, Pejgamberi ﷺ i dërgoi Omerit një xhybe të mëndafshtë. Omeri shkoi e i tha:

- O i Dërguari i Allahut, ti pate thënë: “Këto janë rrobat e atyre që, - ose ka thënë: këto i veshin vetëm ata që, - nuk kanë hise në botën tjetër”, e tani po m'i dërgon mua?!

- “T'i shesësh ose t'i shfrytëzosh për diçka tjetër (përveç veshjes), - i tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3054

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?