Sahihu i Buhariut — Hadithi 3056

Xhihadi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dhe Ubej ibn Kabi shkuan te palmat, ku qëndronte Ibn Sajadi. Pejgamberi ﷺ ecte me kujdes (për të mos u hetuar), që të dëgjonte diç prej Ibn Sajadit, para se ai ta hetonte. Pejgamberi ﷺ e zuri të shtrirë, në një shtrojë, duke pëshpëritur diçka, ose duke bërë shenjë (me duart e tij). Nëna e Ibn Sajadit e pa Pejgamberin ﷺ duke u fshehur pas pemëve të palmave, sakaq i thirri Ibn Sajadit: “O Safi!” - ky ishte emri i Ibn Sajadit. Ibn Sajadi brofi në këmbë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur ta linte, do të qartësohej (çështja e tij) .”

Arabisht

قَالَ ابْنُ عُمَرَ: انْطَلَقَ النَّبِيُّ ﷺ وَأُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ يَأْتِيَانِ النَّخْلَ الَّذِي فِيهِ ابْنُ صَيَّادٍ، حَتَّى إِذَا دَخَلَ النَّخْلَ طَفِقَ النَّبِيُّ ﷺ يَتَّقِي بِجُذُوعِ النَّخْلِ وَهُوَ يَخْتِلُ أَنْ يَسْمَعَ مِنِ ابْنِ صَيَّادٍ شَيْئًا قَبْلَ أَنْ يَرَاهُ، وَابْنُ صَيَّادٍ مُضْطَجِعٌ عَلَى فِرَاشِهِ فِي قَطِيفَةٍ لَهُ فِيهَا رَمْزَةٌ، فَرَأَتْ أُمُّ ابْنِ صَيَّادٍ النَّبِيَّ ﷺ وَهُوَ يَتَّقِي بِجُذُوعِ النَّخْلِ، فَقَالَتْ لاِبْنِ صَيَّادٍ: أَىْ صَافِ - وَهُوَ اسْمُهُ - فَثَارَ ابْنُ صَيَّادٍ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَوْ تَرَكَتْهُ بَيَّنَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3056