Sahihu i Buhariut — Hadithi 3056

178. Nënkapitulli: Si ftohet fëmija në Islam?

3056. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dhe Ubej ibn Kabi shkuan te palmat, ku qëndronte Ibn Sajadi. Pejgamberi ﷺ ecte me kujdes (për të mos u hetuar), që të dëgjonte diç prej Ibn Sajadit, para se ai ta hetonte. Pejgamberi ﷺ e zuri të shtrirë, në një shtrojë, duke pëshpëritur diçka, ose duke bërë shenjë (me duart e tij). Nëna e Ibn Sajadit e pa Pejgamberin ﷺ duke u fshehur pas pemëve të palmave, sakaq i thirri Ibn Sajadit: “O Safi!” - ky ishte emri i Ibn Sajadit. Ibn Sajadi brofi në këmbë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur ta linte, do të qartësohej (çështja e tij).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3056

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?