Sahihu i Buhariut — Hadithi 3058

Xhihadi · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Mahmudi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ali ibn Husejni, e ky nga Amër ibn Othman ibn Afani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në haxh, i është drejtuar Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ku do të qëndrosh nesër në Mekë?” Ai tha: “Vallë, mos na ka lënë Akili ndonjë shtëpi?!” Pastaj tha: “Nesër do të vendosemi në shpatin e fisit benu kinane, në Muhasab, aty ku kurejshët janë betuar për mosbesim.” Benu kinanët qenë besatuar me kurejshët kundër benu hashimëve: të mos bëjnë tregti me ta dhe të mos i strehojnë. Zuhriu thotë: “Hajfi është shpat.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مَحْمُودٌ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عَلِيِّ بْنِ حُسَيْنٍ، عَنْ عَمْرِو بْنِ عُثْمَانَ بْنِ عَفَّانَ، عَنْ أُسَامَةَ بْنِ زَيْدٍ قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَيْنَ تَنْزِلُ غَدًا؟ - فِي حَجَّتِهِ - قَالَ: "وَهَلْ تَرَكَ لَنَا عَقِيلٌ مَنْزِلاً؟" ثُمَّ قَالَ: "نَحْنُ نَازِلُونَ غَدًا بِخَيْفِ بَنِي كِنَانَةَ الْمُحَصَّبِ، حَيْثُ قَاسَمَتْ قُرَيْشٌ عَلَى الْكُفْرِ". وَذَلِكَ أَنَّ بَنِي كِنَانَةَ حَالَفَتْ قُرَيْشًا عَلَى بَنِي هَاشِمٍ أَنْ لاَ يُبَايِعُوهُمْ وَلاَ يُئْوُوهُمْ. قَالَ الزُّهْرِيُّ: وَالْخَيْفُ الْوَادِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3058