Sahihu i Buhariut — Hadithi 3058

180. Nënkapitulli: Nëse dikush e pranon Islamin në shtetin e armikut, gjithë pasuria dhe trojet e veta i mbesin atij

3058. Nga: Usame ibn Zejdi

Mahmudi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ali ibn Husejni, e ky nga Amër ibn Othman ibn Afani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në haxh, i është drejtuar Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ku do të qëndrosh nesër në Mekë?” Ai tha: “Vallë, mos na ka lënë Akili ndonjë shtëpi?!” Pastaj tha: “Nesër do të vendosemi në shpatin e fisit benu kinane, në Muhasab, aty ku kurejshët janë betuar për mosbesim.”

Benu kinanët qenë besatuar me kurejshët kundër benu hashimëve: të mos bëjnë tregti me ta dhe të mos i strehojnë.

Zuhriu thotë: “Hajfi është shpat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3058

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?