Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ u ka thënë: “M'i shkruani emrat e gjithë njerëzve që e kanë pranuar Islamin.” Ne i shkruam rreth një mijë e pesëqind persona dhe thamë: “Jemi një mijë e pesëqind, e prapëseprapë të frikësohemi?!” Por, kur na goditi sprova, shihje persona që nga frika faleshin vetmas. Abdani na ka treguar nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi se Hudhejfe ka thënë: “... kur i numëruam, na dolën pesëqind.” Ebu Muaviu në transmetimin e tij e përmend: “... gjashtëqind-shtatëqind persona.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ حُذَيْفَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اكْتُبُوا لِي مَنْ تَلَفَّظَ بِالإِسْلاَمِ مِنَ النَّاسِ". فَكَتَبْنَا لَهُ أَلْفًا وَخَمْسَمِائَةِ رَجُلٍ، فَقُلْنَا: نَخَافُ وَنَحْنُ أَلْفٌ وَخَمْسُمِائَةٍ؟ فَلَقَدْ رَأَيْتُنَا ابْتُلِينَا حَتَّى إِنَّ الرَّجُلَ لَيُصَلِّي وَحْدَهُ وَهُوَ خَائِفٌ. حَدَّثَنَا عَبْدَانُ، عَنْ أَبِي حَمْزَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ: فَوَجَدْنَاهُمْ خَمْسَمِائَةٍ. قَالَ أَبُو مُعَاوِيَةَ: مَا بَيْنَ سِتِّمِائَةٍ إِلَى سَبْعِمِائَةٍ.