Sahihu i Buhariut — Hadithi 3060
181. Nënkapitulli: Prijësi u shkruan letër njerëzve
3060. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ u ka thënë: “M'i shkruani emrat e gjithë njerëzve që e kanë pranuar Islamin.” Ne i shkruam rreth një mijë e pesëqind persona dhe thamë: “Jemi një mijë e pesëqind, e prapëseprapë të frikësohemi?!” Por, kur na goditi sprova, shihje persona që nga frika faleshin vetmas.
Abdani na ka treguar nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi se Hudhejfe ka thënë: “... kur i numëruam, na dolën pesëqind.”
Ebu Muaviu në transmetimin e tij e përmend: “... gjashtëqind-shtatëqind persona.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 3060
Fjalë të panjohura?