Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e këtij ia ka përmendur Enes ibn Maliku se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ mposhtte ndonjë armik, në mejdanin e tyre qëndronte tri net. Transmetimin e Revh ibn Ubades e fuqizojnë Muadhi dhe Abdulala, të cilët thonë: “Na ka treguar Seidi nga Katadja, e ky nga Enesi, e ky nga Ebu Talhai, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحِيمِ: حَدَّثَنَا رَوْحُ بْنُ عُبَادَةَ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ، عَنْ قَتَادَةَ قَالَ: ذَكَرَ لَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ عَنْ أَبِي طَلْحَةَ - رضى الله عنهما - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ كَانَ إِذَا ظَهَرَ عَلَى قَوْمٍ أَقَامَ بِالْعَرْصَةِ ثَلاَثَ لَيَالٍ. تَابَعَهُ مُعَاذٌ وَعَبْدُ الأَعْلَى: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ عَنْ قَتَادَةَ عَنْ أَنَسٍ عَنْ أَبِي طَلْحَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.