Sahihu i Buhariut — Hadithi 3065
185. Nënkapitulli: Qëndrimi në mejdanin e armiqve tri net, pas mposhtjes së tyre
3065. Nga: Ebu Talha Ensariu
Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e këtij ia ka përmendur Enes ibn Maliku se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ mposhtte ndonjë armik, në mejdanin e tyre qëndronte tri net.
Transmetimin e Revh ibn Ubades e fuqizojnë Muadhi dhe Abdulala, të cilët thonë: “Na ka treguar Seidi nga Katadja, e ky nga Enesi, e ky nga Ebu Talhai, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”