Sahihu i Buhariut — Hadithi 3070

Xhihadi · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka rrëfyer Handhale ibn Ebu Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Minai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I thashë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, kemi therur një bagëti të vogël dhe e kam përgatitur një saë elb, andaj je i ftuar me një grup të vogël njerëzish.” Pejgamberi ﷺ thirri: “O punëtorë të hendekut! Xhabiri na ka përgatitur një gosti 1 , ejani të shkojmë të gjithë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ: أَخْبَرَنَا حَنْظَلَةُ بْنُ أَبِي سُفْيَانَ: أَخْبَرَنَا سَعِيدُ بْنُ مِينَاءَ قَالَ: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، ذَبَحْنَا بُهَيْمَةً لَنَا، وَطَحَنْتُ صَاعًا مِنْ شَعِيرٍ، فَتَعَالَ أَنْتَ وَنَفَرٌ، فَصَاحَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "يَا أَهْلَ الْخَنْدَقِ، إِنَّ جَابِرًا قَدْ صَنَعَ سُؤْرًا، فَحَىَّ هَلاً بِكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3070