Sahihu i Buhariut — Hadithi 3070

188. Nënkapitulli: Të folurit persisht dhe në gjuhë të huaj (joarabe)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja...” (Rum, 22) Dhe: “Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij...” (Ibrahim, 4)

3070. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka rrëfyer Handhale ibn Ebu Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Minai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I thashë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, kemi therur një bagëti të vogël dhe e kam përgatitur një saë elb, andaj je i ftuar me një grup të vogël njerëzish.” Pejgamberi ﷺ thirri: “O punëtorë të hendekut! Xhabiri na ka përgatitur një gosti1, ejani të shkojmë të gjithë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3070

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?