Sahihu i Buhariut — Hadithi 3073

Xhihadi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ebu Hibani, e këtij i ka treguar Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ u ngrit ndër njerëz dhe e përmendi marrjen nga plaçka e luftës para se ajo të ndahet, e bëri të madhe shumë çështjen e saj, pastaj tha: “Askush të mos më vijë Ditën e Kiametit duke bartur në qafë ndonjë dele që blegëron, ose ndonjë kalë që hingëllin, e të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” - e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë) "; si dhe të mos më vijë duke bartur në qafë ndonjë deve që buluron, e të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” - e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë) .” Ose, duke bartur në shpinë ar e argjend, e të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” - e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë) .” Po ashtu, të mos më vijë duke bartur në qafë rroba e gjësende, e të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” - e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ أَبِي حَيَّانَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو زُرْعَةَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَامَ فِينَا النَّبِيُّ ﷺ فَذَكَرَ الْغُلُولَ فَعَظَّمَهُ وَعَظَّمَ أَمْرَهُ قَالَ: "لاَ أُلْفِيَنَّ أَحَدَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَلَى رَقَبَتِهِ شَاةٌ لَهَا ثُغَاءٌ عَلَى رَقَبَتِهِ فَرَسٌ لَهُ حَمْحَمَةٌ يَقُولُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَغِثْنِي. فَأَقُولُ: لاَ أَمْلِكُ لَكَ شَيْئًا، قَدْ أَبْلَغْتُكَ. وَعَلَى رَقَبَتِهِ بَعِيرٌ لَهُ رُغَاءٌ، يَقُولُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَغِثْنِي. فَأَقُولُ: لاَ أَمْلِكُ لَكَ شَيْئًا، قَدْ أَبْلَغْتُكَ. وَعَلَى رَقَبَتِهِ صَامِتٌ، فَيَقُولُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَغِثْنِي. فَأَقُولُ: لاَ أَمْلِكُ لَكَ شَيْئًا، قَدْ أَبْلَغْتُكَ. أَوْ عَلَى رَقَبَتِهِ رِقَاعٌ تَخْفِقُ، فَيَقُولُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَغِثْنِي. فَأَقُولُ: لاَ أَمْلِكُ لَكَ شَيْئًا، قَدْ أَبْلَغْتُكَ". وَقَالَ أَيُّوبُ عَنْ أَبِي حَيَّانَ: فَرَسٌ لَهُ حَمْحَمَةٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3073