Sahihu i Buhariut — Hadithi 3073

189. Nënkapitulli: Përvetësimi i plaçkës së luftës para se të ndahet

Fjala e Allahut të Lartësuar: "... Kush përvetëson diçka nga plaçka e luftës (para se të ndahet), ai në ditën e Kiametit vjen i ngarkuar me atë që ka marrë..." (Ali Imran, 161)

3073. Nga: Ebu Hurejra

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ebu Hibani, e këtij i ka treguar Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ u ngrit ndër njerëz dhe e përmendi marrjen nga plaçka e luftës para se ajo të ndahet, e bëri të madhe shumë çështjen e saj, pastaj tha: “Askush të mos më vijë Ditën e Kiametit duke bartur në qafë ndonjë dele që blegëron, ose ndonjë kalë që hingëllin, e të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” - e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë)"; si dhe të mos më vijë duke bartur në qafë ndonjë deve që buluron, e të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” - e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë).” Ose, duke bartur në shpinë ar e argjend, e të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” - e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë).” Po ashtu, të mos më vijë duke bartur në qafë rroba e gjësende, e të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” - e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3073

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?