Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ebu Hamza Dubaiu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Delegacioni i fisit abdulkajs erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne jemi nga fisi rebia. Mes nesh dhe jush ndodhet vendbanimi i jobesimtarëve të mudarit, andaj nuk po mund të vijmë, përveçse në muajt e shenjtë. Na urdhëro diçka konkrete, që ta praktikojmë dhe t'i ftojmë në të ata që i kemi lënë mbrapa. Pejgamberi ﷺ u tha: “Jua urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera: 1. Besimin në Allahun, dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, - dhe i numëroi me gishta, - 2. Faljen e namazit, 3. Dhënien e zekatit, 4. Agjërimin e Ramazanit dhe 5. Dhënien e një të pestës nga plaçka e luftës. Jua ndaloj: enën prej kungulli, varelën, shtambën dhe vorbën e katranosur (për fermentimin e mushtit) .”
حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَبِي حَمْزَةَ الضُّبَعِيِّ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: قَدِمَ وَفْدُ عَبْدِ الْقَيْسِ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا هَذَا الْحَىَّ مِنْ رَبِيعَةَ بَيْنَنَا وَبَيْنَكَ كُفَّارُ مُضَرَ، فَلَسْنَا نَصِلُ إِلَيْكَ إِلاَّ فِي الشَّهْرِ الْحَرَامِ، فَمُرْنَا بِأَمْرٍ نَأْخُذُ مِنْهُ وَنَدْعُو إِلَيْهِ مَنْ وَرَاءَنَا. قَالَ: "آمُرُكُمْ بِأَرْبَعٍ، وَأَنْهَاكُمْ عَنْ أَرْبَعٍ، ١. الإِيمَانِ بِاللَّهِ شَهَادَةِ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ - وَعَقَدَ بِيَدِهِ - ٢. وَإِقَامِ الصَّلاَةِ، ٣. وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، ٤. وَصِيَامِ رَمَضَانَ، ٥. وَأَنْ تُؤَدُّوا لِلَّهِ خُمُسَ مَا غَنِمْتُمْ. وَأَنْهَاكُمْ: عَنِ الدُّبَّاءِ وَالنَّقِيرِ وَالْحَنْتَمِ وَالْمُزَفَّتِ".