Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Musejebi se Xhubejr ibn Mut'imi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe Othman ibn Afani shkuam te Pejgamberi ﷺ dhe i thamë: “O i Dërguari i Allahut, benu mutalibëve u ke dhënë, kurse neve jo, ndërkaq të dy palët kemi pozitën e njëjtë në raport me ty.” I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Benu mutalibët dhe benu hashimët për mua janë të njëjtë.” Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Junusi, dhe ka shtuar se Xhubejri ka thënë: “Pejgamberi ﷺ nuk i ka dhënë hise as familjes benu abdushems e as familjes benu neufel.” Ibn Is'haku ka thënë: “Abdushemsi, Hashimi dhe Mutalibi kanë qenë vëllezër nga nëna. Nëna e tyre ka qenë Atike bint Murraja, kurse Neufeli ka qenë vëllai tyre nga babai.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنِ ابْنِ الْمُسَيَّبِ، عَنْ جُبَيْرِ بْنِ مُطْعِمٍ قَالَ: مَشَيْتُ أَنَا وَعُثْمَانُ بْنُ عَفَّانَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَعْطَيْتَ بَنِي الْمُطَّلِبِ وَتَرَكْتَنَا، وَنَحْنُ وَهُمْ مِنْكَ بِمَنْزِلَةٍ وَاحِدَةٍ؟. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّمَا بَنُو الْمُطَّلِبِ وَبَنُو هَاشِمٍ شَىْءٌ وَاحِدٌ". قَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يُونُسُ وَزَادَ: قَالَ جُبَيْرٌ: وَلَمْ يَقْسِمِ النَّبِيُّ ﷺ لِبَنِي عَبْدِ شَمْسٍ وَلاَ لِبَنِي نَوْفَلٍ. وَقَالَ ابْنُ إِسْحَاقَ: عَبْدُ شَمْسٍ وَهَاشِمٌ وَالْمُطَّلِبُ إِخْوَةٌ لأُمٍّ، وَأُمُّهُمْ عَاتِكَةُ بِنْتُ مُرَّةَ، وَكَانَ نَوْفَلٌ أَخَاهُمْ لأَبِيهِمْ.