Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u çlirua Hajberi, Pejgamberit ﷺ iu dhurua një dele e helmuar, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “M'i tuboni këtu të gjithë hebrenjtë.” Kur ia tubuan, Pejgamberi ﷺ tha: - “Do t'ju pyes diçka. Vallë, do të ma thoni të vërtetën?” - Po, - thanë ata. - “Kush është paraardhësi juaj?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Filani, - thanë ata. - “Gënjyet. Babi juaj është filani.” - Ashtu është, - thanë ata. - “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes diçka?” - Po, o Ebu Kasim. Edhe nëse gënjejmë, ti do ta kuptosh gënjeshtrën tonë, siç e kuptove gënjeshtrën për paraardhësin tonë, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Cilët janë banorët e Zjarrit?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Do të qëndrojmë një kohë të shkurtër në të, pastaj do të vini ju në vend tonin. - “Heshtni! Betohem në Allahun se kurrë nuk do të zëmë vendin tuaj aty”, - u tha Pejgamberi ﷺ, pastaj vazhdoi: “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes edhe diçka?” - Po, o Ebu Kasim, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Keni vendosur helm në këtë dele?” - Po, - thanë ata. - “Çfarë ju shtyri të veproni kështu?” - Deshëm që, nëse je gënjeshtar, të rehatohemi prej teje, e, nëse je pejgamber, nuk të bën dëm aspak.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي سَعِيدٌ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا فُتِحَتْ خَيْبَرُ أُهْدِيَتْ لِلنَّبِيِّ ﷺ شَاةٌ فِيهَا سُمٌّ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اجْمَعُوا لِي مَنْ كَانَ هَا هُنَا مِنْ يَهُودَ". فَجُمِعُوا لَهُ فَقَالَ لَهُمْ: "إِنِّي سَائِلُكُمْ عَنْ شَىْءٍ فَهَلْ أَنْتُمْ صَادِقِيَّ عَنْهُ؟" فَقَالُوا: نَعَمْ. قَالَ لَهُمُ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنْ أَبُوكُمْ؟" قَالُوا: فُلاَنٌ. فَقَالَ: "كَذَبْتُمْ، بَلْ أَبُوكُمْ فُلاَنٌ". قَالُوا: صَدَقْتَ. قَالَ: "فَهَلْ أَنْتُمْ صَادِقِيَّ عَنْ شَىْءٍ إِنْ سَأَلْتُ عَنْهُ؟" فَقَالُوا: نَعَمْ يَا أَبَا الْقَاسِمِ، وَإِنْ كَذَبْنَا عَرَفْتَ كَذِبَنَا كَمَا عَرَفْتَهُ فِي أَبِينَا. فَقَالَ لَهُمْ: "مَنْ أَهْلُ النَّارِ؟" قَالُوا: نَكُونُ فِيهَا يَسِيرًا ثُمَّ تَخْلُفُونَا فِيهَا. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اخْسَئُوا فِيهَا، وَاللَّهِ لاَ نَخْلُفُكُمْ فِيهَا أَبَدًا ـ ثُمَّ قَالَ: - هَلْ أَنْتُمْ صَادِقِيَّ عَنْ شَىْءٍ إِنْ سَأَلْتُكُمْ عَنْهُ؟" فَقَالُوا: نَعَمْ يَا أَبَا الْقَاسِمِ. قَالَ: "هَلْ جَعَلْتُمْ فِي هَذِهِ الشَّاةِ سُمًّا؟" قَالُوا: نَعَمْ. قَالَ: "مَا حَمَلَكُمْ عَلَى ذَلِكَ؟" قَالُوا: أَرَدْنَا إِنْ كُنْتَ كَاذِبًا نَسْتَرِيحُ، وَإِنْ كُنْتَ نَبِيًّا لَمْ يَضُرَّكَ.