Sahihu i Buhariut — Hadithi 3171

Xhizja · Transmetuesi: Umu Hani bint Ebu Talibi

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e këtij i ka treguar Ebu Murra, i çrobëruari i Umu Hanes, së bijës së Ebu Talibit, se Umu Hani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e bija e Ebu Talibit tregon: “Vitin e Çlirimit (të Mekës) shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin e gjeta duke u pastruar, ndërsa Fatimja, e bija e tij, po e mbulonte me një rrobë (që të mos shihej) . Kur i dhashë selam, ai tha: “Kush është kjo?” - Jam Umu Hani, e bija e Ebu Talibit, - i thashë. - “Mirë se vjen, Umu Hani!” - më tha ai. Pasi u la, u ngrit dhe i fali tetë rekate, i mbështjellë me një rrobë të vetme. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, i biri i nënës sime, Aliu, po tenton të vrasë një person që unë e kam marrë nën mbrojtje, filanin, të birin e Hubejrës.” - “Atë që e ke marrë nën mbrojtje ti, është edhe nën mbrojtjen tonë, oj Umu Hani,” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Umu Hani thotë: “Kjo ka ndodhur gjatë paradites.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ أَبِي النَّضْرِ، مَوْلَى عُمَرَ بْنِ عُبَيْدِ اللَّهِ: أَنَّ أَبَا مُرَّةَ، مَوْلَى أُمِّ هَانِئٍ ابْنَةِ أَبِي طَالِبٍ أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ، سَمِعَ أُمَّ هَانِئٍ ، ابْنَةَ أَبِي طَالِبٍ تَقُولُ: ذَهَبْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَامَ الْفَتْحِ فَوَجَدْتُهُ يَغْتَسِلُ، وَفَاطِمَةُ ابْنَتُهُ تَسْتُرُهُ، فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَقَالَ: "مَنْ هَذِهِ؟" فَقُلْتُ: أَنَا أُمُّ هَانِئٍ بِنْتُ أَبِي طَالِبٍ. فَقَالَ: "مَرْحَبًا بِأُمِّ هَانِئٍ". فَلَمَّا فَرَغَ مِنْ غُسْلِهِ قَامَ، فَصَلَّى ثَمَانَ رَكَعَاتٍ مُلْتَحِفًا فِي ثَوْبٍ وَاحِدٍ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، زَعَمَ ابْنُ أُمِّي عَلِيٌّ أَنَّهُ قَاتِلٌ رَجُلاً قَدْ أَجَرْتُهُ فُلاَنُ بْنُ هُبَيْرَةَ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "قَدْ أَجَرْنَا مَنْ أَجَرْتِ يَا أُمَّ هَانِئٍ". قَالَتْ أُمُّ هَانِئٍ: وَذَلِكَ ضُحًى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3171