Sahihu i Buhariut — Hadithi 3176

Xhizja · Transmetuesi: Auf ibn Malik Eshxhaiu

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ala ibn Zebri, e ky e ka dëgjuar Busr ibn Ubejdullahun, e ky e ka dëgjuar Ebu Idrisin se Auf ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë Betejës së Tebukut, shkova te Pejgamberi ﷺ, - i cili ndodhej në një tendë lëkure, - dhe më tha: “Mbaji në mend këto gjashtë gjëra para se të ndodhë Kiameti: 1. Vdekjen time; 2. Çlirimin e Bejtu Makdisit (Kudsit) ; 3. Një epidemi që do t'ju vrasë sikurse listerioza e deleve; 4. Përhapjen e pasurisë, saqë dikujt i jepen njëqind dinarë dhe më tej vazhdon të jetë i pakënaqur; 5. Një sprovë që do të hyjë në çdo shtëpi të arabëve; 6. Një paqe mes jush dhe romakëve, të cilët do t'ju tradhtojnë dhe do t'ju vijnë me tetëdhjetë flamuj, nën secilin flamur nga dymbëdhjetë mijë (ushtarë) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْعَلاَءِ بْنِ زَبْرٍ قَالَ: سَمِعْتُ بُسْرَ بْنَ عُبَيْدِ اللَّهِ: أَنَّهُ سَمِعَ أَبَا إِدْرِيسَ قَالَ: سَمِعْتُ عَوْفَ بْنَ مَالِكٍ قَالَ: أَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فِي غَزْوَةِ تَبُوكَ، - وَهُوَ فِي قُبَّةٍ مِنْ أَدَمٍ - فَقَالَ: "اعْدُدْ سِتًّا بَيْنَ يَدَىِ السَّاعَةِ: ١. مَوْتِي، ٢. ثُمَّ فَتْحُ بَيْتِ الْمَقْدِسِ، ٣. ثُمَّ مُوتَانٌ يَأْخُذُ فِيكُمْ كَقُعَاصِ الْغَنَمِ، ٤. ثُمَّ اسْتِفَاضَةُ الْمَالِ حَتَّى يُعْطَى الرَّجُلُ مِائَةَ دِينَارٍ فَيَظَلُّ سَاخِطًا، ٥. ثُمَّ فِتْنَةٌ لاَ يَبْقَى بَيْتٌ مِنَ الْعَرَبِ إِلاَّ دَخَلَتْهُ، ٦. ثُمَّ هُدْنَةٌ تَكُونُ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَ بَنِي الأَصْفَرِ فَيَغْدِرُونَ، فَيَأْتُونَكُمْ تَحْتَ ثَمَانِينَ غَايَةً، تَحْتَ كُلِّ غَايَةٍ اثْنَا عَشَرَ أَلْفًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3176