Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri më dërgoi në mesin e thirrësve ditën e therjes së kurbanit në Mina (për të lajmëruar): “Pas këtij viti, asnjë idhujtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf i zhveshur rreth Qabesë!” Ndërkaq, dita e haxhit të madh (që përmendet në suren Teube) është dita e therjes së kurbanit. I është referuar me “haxhi i madh” sepse njerëzit i referoheshin (umrës) me “haxhi i vogël”. Kështu, Ebu Bekri ua kumtoi lajmin e shkëputjes së marrëveshjes së paqes me idhujtarët. (Pas atij viti) në Haxhin Lamtumirës, në të cilin mori pjesë edhe Pejgamberi ﷺ, nuk ishte asnjë idhujtar.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنَا حُمَيْدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ قَالَ: بَعَثَنِي أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - فِيمَنْ يُؤَذِّنُ يَوْمَ النَّحْرِ بِمِنًى: لاَ يَحُجُّ بَعْدَ الْعَامِ مُشْرِكٌ، وَلاَ يَطُوفُ بِالْبَيْتِ عُرْيَانٌ. وَيَوْمُ الْحَجِّ الأَكْبَرِ يَوْمُ النَّحْرِ، وَإِنَّمَا قِيلَ: الأَكْبَرُ مِنْ أَجْلِ قَوْلِ النَّاسِ الْحَجُّ الأَصْغَرُ. فَنَبَذَ أَبُو بَكْرٍ إِلَى النَّاسِ فِي ذَلِكَ الْعَامِ، فَلَمْ يَحُجَّ عَامَ حَجَّةِ الْوَدَاعِ الَّذِي حَجَّ فِيهِ النَّبِيُّ ﷺ مُشْرِكٌ.