Sahihu i Buhariut — Hadithi 3177

16. Nënkapitulli: Si shkëputet marrëveshja e paqes me jobesimtarët?

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse ke frikë se ndonjë fis e thyen besën, edhe ti prishja marrëveshjen me të njëjtën mënyrë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë.” (Enfal, 58)

3177. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri më dërgoi në mesin e thirrësve ditën e therjes së kurbanit në Mina (për të lajmëruar): “Pas këtij viti, asnjë idhujtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf i zhveshur rreth Qabesë!”

Ndërkaq, dita e haxhit të madh (që përmendet në suren Teube) është dita e therjes së kurbanit. I është referuar me “haxhi i madh” sepse njerëzit i referoheshin (umrës) me “haxhi i vogël”.

Kështu, Ebu Bekri ua kumtoi lajmin e shkëputjes së marrëveshjes së paqes me idhujtarët. (Pas atij viti) në Haxhin Lamtumirës, në të cilin mori pjesë edhe Pejgamberi ﷺ, nuk ishte asnjë idhujtar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3177

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?