Sahihu i Buhariut — Hadithi 3178

Xhizja · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Abdullah ibn Murra, e ky nga Mesruku se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që i ka katër tipare, është hipokrit i kulluar: 1. Kur flet, gënjen; 2. Kur premton, nuk e mban atë; 3. Kur i besohet, tradhton; 4. Kur polemizon, bëhet vulgar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, atëherë ka një prej tipareve të hipokrizisë, derisa ta braktisë atë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مُرَّةَ، عَنْ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَرْبَعُ خِلاَلٍ مَنْ كُنَّ فِيهِ كَانَ مُنَافِقًا خَالِصًا: ١. مَنْ إِذَا حَدَّثَ كَذَبَ، ٢. وَإِذَا وَعَدَ أَخْلَفَ، ٣. وَإِذَا عَاهَدَ غَدَرَ، ٤. وَإِذَا خَاصَمَ فَجَرَ. وَمَنْ كَانَتْ فِيهِ خَصْلَةٌ مِنْهُنَّ كَانَتْ فِيهِ خَصْلَةٌ مِنَ النِّفَاقِ حَتَّى يَدَعَهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3178