Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Seid ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Erva e paditi atë te Mervani për shkak të një toke, - për të cilën ajo pretendonte se Seidi ia kishte zvogëluar. - Seidi tha: “Unë t'i pakësoj diçka nga e drejta e saj?! Betohem se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Atij që ia zapton tokën dikujt padrejtësisht, qoftë dhe sa një pëllëmbë, (Ditën e Kiametit) do t'i ngarkohen (në shpinë) shtatë të tilla.” Ibn Ebu Zinadi transmeton nga Hishami, e ky nga babai i tij se Seid ibn Zejdi i ka thënë: “Hyra te Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنِي عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ زَيْدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ نُفَيْلٍ: أَنَّهُ خَاصَمَتْهُ أَرْوَى - فِي حَقٍّ زَعَمَتْ أَنَّهُ انْتَقَصَهُ لَهَا - إِلَى مَرْوَانَ، فَقَالَ سَعِيدٌ: أَنَا أَنْتَقِصُ مِنْ حَقِّهَا شَيْئًا؟ أَشْهَدُ لَسَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "مَنْ أَخَذَ شِبْرًا مِنَ الأَرْضِ ظُلْمًا، فَإِنَّهُ يُطَوَّقُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مِنْ سَبْعِ أَرَضِينَ". قَالَ ابْنُ أَبِي الزِّنَادِ عَنْ هِشَامٍ عَنْ أَبِيهِ قَالَ: قَالَ لِي سَعِيدُ بْنُ زَيْدٍ: دَخَلْتُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ.