Sahihu i Buhariut — Hadithi 3218

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Dherri. [t]: Jahja ibn Xhaferi më ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Omer ibn Dherri, e ky nga babai i tij, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë Xhibrilit: “Vallë, pse nuk na viziton më shpesh?” Atëherë zbriti ajeti: “(Xhibrili tha): “Ne (melekët) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Dhe Zoti yt nuk harron kurrë.” (Merjem, 64)

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ ذَرٍّ؛ [ح:] قَالَ: حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا وَكِيعٌ، عَنْ عُمَرَ بْنِ ذَرٍّ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِجِبْرِيلَ: "أَلاَ تَزُورُنَا أَكْثَرَ مِمَّا تَزُورُنَا؟" قَالَ: فَنَزَلَتْ: ﴿وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمْرِ رَبِّكَ ۖ لَهُ مَا بَيْنَ أَيْدِينَا وَمَا خَلْفَنَا وَمَا بَيْنَ ذَٰلِكَ ۚ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا﴾ [مريم: ٦٤]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3218