Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahledi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ismail ibn Umeje, e këtij i ka treguar Nafiu, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i përgatita një jastëk, në të cilin ndodheshin ca vizatime. Kur erdhi Pejgamberi ﷺ, i ndryshoi fytyra, andaj i thashë: - Çfarë bëmë, o i Dërguari i Allahut? - “Ç'është puna e këtij jastëku?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Thjesht jastëk, e kam bërë për ty, që të shtrihesh në të. - “A nuk e di që melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka piktura (frymorësh) dhe se Ditën e Kiametit piktorët e këtyre pikturave do të dënohen e do t'u thuhet: “Jepuni jetë (po patët mundësi) gjërave që i keni vizatuar!” - i tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا مَخْلَدٌ: أَخْبَرَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ بْنِ أُمَيَّةَ: أَنَّ نَافِعًا، حَدَّثَهُ: أَنَّ الْقَاسِمَ بْنَ مُحَمَّدٍ حَدَّثَهُ عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: حَشَوْتُ لِلنَّبِيِّ ﷺ وِسَادَةً فِيهَا تَمَاثِيلُ كَأَنَّهَا نُمْرُقَةٌ، فَجَاءَ فَقَامَ بَيْنَ الْبَابَيْنِ وَجَعَلَ يَتَغَيَّرُ وَجْهُهُ، فَقُلْتُ: مَا لَنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "مَا بَالُ هَذِهِ الْوِسَادَةِ؟" قُلْتُ: وِسَادَةٌ جَعَلْتُهَا لَكَ لِتَضْطَجِعَ عَلَيْهَا. قَالَ: "أَمَا عَلِمْتِ أَنَّ الْمَلاَئِكَةَ لاَ تَدْخُلُ بَيْتًا فِيهِ صُورَةٌ، وَأَنَّ مَنْ صَنَعَ الصُّورَةَ يُعَذَّبُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَيَقُولُ: أَحْيُوا مَا خَلَقْتُمْ؟"