Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulvehabi, e ky nga Ejubi se Hafsa tregon: “Vashat e reja i ndalonim të dilnin për Bajram.” Një ditë, një grua erdhi në kullën e Benu Halefit, ku transmetoi një hadith nga motra e vet, burri i së cilës kishte marrë pjesë me Pejgamberin ﷺ në dymbëdhjetë luftëra, kurse motra ime kishte qenë së bashku me të në gjashtë syresh. Ajo citoi të motrën: “I mjekonim të plagosurit dhe kujdeseshim për të sëmurët.” Njëherë e pyeta Pejgamberin ﷺ: “A prish punë që, nëse ndonjëra prej nesh, që nuk posedon mantel, të mos marrë pjesë (në Bajram)?” Ai tha: “Le t'ia huazojë shoqja shoqes një mantel, që të ndiejë mirësinë dhe lutjet e besimtarëve.” Hafsa vijon: “Kur erdhi Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e pyeta: “A mos e ke dëgjuar Pejgamberin ﷺ (duke thënë kështu e kështu)?” - Po, kurban bëfsha babanë tim, - e kishte zakon që, sa herë e përmendte Pejgamberin ﷺ, të thoshte këtë fjalë, - e kam dëgjuar duke thënë: “Le të dalin (për namazin e Bajramit) virgjëreshat dhe ato që veçoheshin në dhomat e tyre, - ose ka thënë: virgjëreshat e reja që veçoheshin në dhomat e tyre dhe ato që janë me menstruacione - që të ndiejnë mirësinë dhe lutjet e besimtarëve, ndërsa, ato me menstruacione të largohen prej namazgjahut ”, - tha ajo. - Ato me menstruacione?! - e pyeta sërish. - A nuk marrin pjesë në Arafat, si dhe këtu e aty? - më tha Umu Atija.
حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ - هُوَ ابْنُ سَلاَمٍ - قَالَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ حَفْصَةَ قَالَتْ: كُنَّا نَمْنَعُ عَوَاتِقَنَا أَنْ يَخْرُجْنَ فِي الْعِيدَيْنِ. فَقَدِمَتِ امْرَأَةٌ فَنَزَلَتْ قَصْرَ بَنِي خَلَفٍ، فَحَدَّثَتْ عَنْ أُخْتِهَا، وَكَانَ زَوْجُ أُخْتِهَا غَزَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ ثِنْتَىْ عَشَرَةَ، وَكَانَتْ أُخْتِي مَعَهُ فِي سِتٍّ. قَالَتْ: كُنَّا نُدَاوِي الْكَلْمَى، وَنَقُومُ عَلَى الْمَرْضَى، فَسَأَلَتْ أُخْتِي النَّبِيَّ ﷺ: أَعَلَى إِحْدَانَا بَأْسٌ إِذَا لَمْ يَكُنْ لَهَا جِلْبَابٌ أَنْ لاَ تَخْرُجَ؟ قَالَ: "لِتُلْبِسْهَا صَاحِبَتُهَا مِنْ جِلْبَابِهَا، وَلْتَشْهَدِ الْخَيْرَ وَدَعْوَةَ الْمُسْلِمِينَ". فَلَمَّا قَدِمَتْ أُمُّ عَطِيَّةَ سَأَلْتُهَا: أَسَمِعْتِ النَّبِيَّ ﷺ؟ قَالَتْ: بِأَبِي نَعَمْ. - وَكَانَتْ لاَ تَذْكُرُهُ إِلاَّ قَالَتْ: بِأَبِي - سَمِعْتُهُ يَقُولُ: "تَخْرُجُ الْعَوَاتِقُ وَذَوَاتُ الْخُدُورِ، أَوِ الْعَوَاتِقُ ذَوَاتُ الْخُدُورِ وَالْحُيَّضُ، وَلْيَشْهَدْنَ الْخَيْرَ وَدَعْوَةَ الْمُؤْمِنِينَ، وَيَعْتَزِلُ الْحُيَّضُ الْمُصَلَّى". قَالَتْ حَفْصَةُ: فَقُلْتُ: آلْحُيَّضُ؟ فَقَالَتْ: أَلَيْسَ تَشْهَدُ عَرَفَةَ وَكَذَا وَكَذَا؟