Sahihu i Buhariut — Hadithi 3243

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky e ka dëgjuar Ebu Imran Xhevniun, e këtij i ka treguar Ebu Bekër ibn Abdullah ibn Kajs Eshariu se babai i tij Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tendat (e Xhenetit) janë margaritarë të zgavruar për brenda, të gjata tridhjetë milje deri në qiell. Në çdo kënd të tyre qëndron nga një bashkëshorte e besimtarit dhe nuk e shohin njëra-tjetrën.” Ebu Abdusamedi dhe Harith ibn Ubejdi transmetojnë nga Ebu Imrani se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: ”... gjashtëdhjetë milje.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجُ بْنُ مِنْهَالٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا عِمْرَانَ الْجَوْنِيَّ، يُحَدِّثُ عَنْ أَبِي بَكْرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ قَيْسٍ الأَشْعَرِيِّ، عَنْ أَبِيهِ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "الْخَيْمَةُ دُرَّةٌ مُجَوَّفَةٌ، طُولُهَا فِي السَّمَاءِ ثَلاَثُونَ مِيلاً، فِي كُلِّ زَاوِيَةٍ مِنْهَا لِلْمُؤْمِنِ أَهْلٌ لاَ يَرَاهُمُ الآخَرُونَ". قَالَ أَبُو عَبْدِ الصَّمَدِ وَالْحَارِثُ بْنُ عُبَيْدٍ عَنْ أَبِي عِمْرَانَ: "سِتُّونَ مِيلاً".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3243