Sahihu i Buhariut — Hadithi 3248

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Muhamed Xhufiu na ka thënë: Na ka treguar Junus ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i dhuruan një xhybe mëndafshi, saqë njerëzit u mahnitën nga bukuria e saj, ndërkohë ai kishte ndaluar përdorimin e mëndafshit (për burra).” Ai tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se mindilët (shamitë e dorës) e Sad ibn Muadhit në Xhenet janë më të mirë se kjo.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ الْجُعْفِيُّ: حَدَّثَنَا يُونُسُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ، عَنْ قَتَادَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَنَسٌ - رضى الله عنه - قَالَ: أُهْدِيَ لِلنَّبِيِّ ﷺ جُبَّةُ سُنْدُسٍ، وَكَانَ يَنْهَى عَنِ الْحَرِيرِ، فَعَجِبَ النَّاسُ مِنْهَا، فَقَالَ: "وَالَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ، لَمَنَادِيلُ سَعْدِ بْنِ مُعَاذٍ فِي الْجَنَّةِ لَأَحْسَنُ مِنْ هَذَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3248