Sahihu i Buhariut — Hadithi 3275

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Othman ibn Hejthemi na ka thënë: Na ka treguar Aufi, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ më autorizoi ta ruaja sadakanë e (fitrit të) Ramazanit. Kështu, një person kishte ardhur dhe kishte filluar të merrte ushqim (nga sadakaja e fitrit), por unë e zura dhe i thashë: “Do të të dërgoj tek i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pastaj, përmendi pjesën tjetër të ngjarjes dhe tha: “Ai (personi që merrte ushqim pa leje) më tha: “Kur të shtrihesh në shtrat, lexoje Ajetin Kursi. (Nëse vepron kështu,) një rojtar i Allahut do të të ruajë dhe nuk do të të afrohet asnjë shejtan deri në mëngjes.” Pejgamberi ﷺ më tha: “Ta ka thënë të vërtetën, edhe pse është gënjeshtar i madh. Ai ka qenë shejtani.”

Arabisht

وَقَالَ عُثْمَانُ بْنُ الْهَيْثَمِ: حَدَّثَنَا عَوْفٌ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ سِيرِينَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: وَكَّلَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِحِفْظِ زَكَاةِ رَمَضَانَ، فَأَتَانِي آتٍ، فَجَعَلَ يَحْثُو مِنَ الطَّعَامِ، فَأَخَذْتُهُ فَقُلْتُ: لَأَرْفَعَنَّكَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. - فَذَكَرَ الْحَدِيثَ - فَقَالَ: إِذَا أَوَيْتَ إِلَى فِرَاشِكَ فَاقْرَأْ آيَةَ الْكُرْسِيِّ لَنْ يَزَالَ عَلَيْكَ مِنَ اللَّهِ حَافِظٌ، وَلاَ يَقْرَبُكَ شَيْطَانٌ حَتَّى تُصْبِحَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "صَدَقَكَ وَهُوَ كَذُوبٌ، ذَاكَ شَيْطَانٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3275