Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Abasi se Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Musai i tha djaloshit (që e shoqëronte) : “Na shtro për të ngrënë.” Ai ia ktheu: “Shiko! Kur ndaluam te shkëmbi, e harrova peshkun. Shejtani ishte ai që më bëri ta harroj.” Pra, Musai nuk ndjeu lodhje (dhe uri) derisa e kaloi vendin ku Allahu e kishte urdhëruar të ndalej.”
حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عَمْرٌو قَالَ: أَخْبَرَنِي سَعِيدُ بْنُ جُبَيْرٍ قَالَ: قُلْتُ لاِبْنِ عَبَّاسٍ فَقَالَ: حَدَّثَنَا أُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ: أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "إِنَّ مُوسَى قَالَ لِفَتَاهُ: آتِنَا غَدَاءَنَا قَالَ: أَرَأَيْتَ إِذْ أَوَيْنَا إِلَى الصَّخْرَةِ، فَإِنِّي نَسِيتُ الْحُوتَ، وَمَا أَنْسَانِيهِ إِلاَّ الشَّيْطَانُ أَنْ أَذْكُرَهُ، وَلَمْ يَجِدْ مُوسَى النَّصَبَ حَتَّى جَاوَزَ الْمَكَانَ الَّذِي أَمَرَ اللَّهُ بِهِ".