Sahihu i Buhariut — Hadithi 328

Menstruacionet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Muhamed ibn Amër ibn Hazmi, e ky nga babai i tij, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, iu drejtua atij ﷺ: - O i Dërguari i Allahut! Safije bint Hujejit i janë paraqitur menstruacionet. - “Mund të na vonojë. A nuk e ka kryer tavafin (e haxhit) së bashku me ju?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, e ka kryer, - i thamë. - “Atëherë nisuni (për Medinë) ”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرِ بْنِ مُحَمَّدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ حَزْمٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَمْرَةَ بِنْتِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَائِشَةَ، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهَا قَالَتْ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّ صَفِيَّةَ بِنْتَ حُيَىٍّ قَدْ حَاضَتْ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَعَلَّهَا تَحْبِسُنَا، أَلَمْ تَكُنْ طَافَتْ مَعَكُنَّ؟" فَقَالُوا: بَلَى. قَالَ: "فَاخْرُجِي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/328