Sahihu i Buhariut — Hadithi 3282

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Sulejman ibn Suredi

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Adij ibn Thabiti se Sulejman ibn Suredi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja me Pejgamberin ﷺ, dy burra filluan të grindeshin mes vete. Njërit prej tyre iu skuq fytyra dhe iu frynë damarët (nga zemërimi). Pejgamberi ﷺ tha: “Unë di një fjalë, të cilën, nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit) !”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.” Andaj, personit në fjalë i thanë: “Pejgamberi ﷺ po thotë të kërkosh mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit.” Ai tha: “Vallë, mos jam gjë i çmendur?”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ، عَنْ أَبِي حَمْزَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ عَدِيِّ بْنِ ثَابِتٍ، عَنْ سُلَيْمَانَ بْنِ صُرَدٍ قَالَ: كُنْتُ جَالِسًا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ وَرَجُلاَنِ يَسْتَبَّانِ، فَأَحَدُهُمَا احْمَرَّ وَجْهُهُ وَانْتَفَخَتْ أَوْدَاجُهُ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنِّي لَأَعْلَمُ كَلِمَةً لَوْ قَالَهَا ذَهَبَ عَنْهُ مَا يَجِدُ، لَوْ قَالَ: أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ. ذَهَبَ عَنْهُ مَا يَجِدُ". فَقَالُوا لَهُ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "تَعَوَّذْ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ". فَقَالَ: وَهَلْ بِي جُنُونٌ؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3282