Sahihu i Buhariut — Hadithi 3285

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur të thirret ezani për namaz, shejtani largohet duke lëshuar gazra. Pasi të kryhet ezani, kthehet (dhe qëndron) derisa të thirret ikameti për namaz, e në atë rast ikën sërish. Pas ikametit, vjen sërish e hyn mes njeriut dhe zemrës së tij (i pëshpërit) , duke i thënë: “Kujtoje këtë e atë!”, derisa ta bëjë njeriun të harrojë nëse i ka falur tri apo katër rekate. Andaj, nëse nuk di nëse i ka falur tri apo katër, në fund le t'i bëjë dy sexhde të harresës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ، عَنْ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِذَا نُودِيَ بِالصَّلاَةِ أَدْبَرَ الشَّيْطَانُ وَلَهُ ضُرَاطٌ، فَإِذَا قُضِيَ أَقْبَلَ، فَإِذَا ثُوِّبَ بِهَا أَدْبَرَ، فَإِذَا قُضِيَ أَقْبَلَ، حَتَّى يَخْطِرَ بَيْنَ الإِنْسَانِ وَقَلْبِهِ، فَيَقُولُ: اذْكُرْ كَذَا وَكَذَا. حَتَّى لاَ يَدْرِي أَثَلاَثًا صَلَّى أَمْ أَرْبَعًا فَإِذَا لَمْ يَدْرِ ثَلاَثًا صَلَّى أَوْ أَرْبَعًا سَجَدَ سَجْدَتَىِ السَّهْوِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3285