Kutejbe transmeton nga Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Ebu Sasae Ensariu, e këtij i ka treguar babai i tij se Abdullah ibn Abdurrahman Ensariu tregon se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “Kam vënë re se i pëlqen bagëtitë dhe fushat. Kur të jesh te bagëtitë ose nëpër fusha dhe e thërret ezanin, ngrije zërin, sepse nuk ndodh ta dëgjojë zërin e muezinit ndonjë xhin, njeri ose diçka tjetër, e të mos dëshmojë për ty Ditën e Kiametit.” Pastaj, Ebu Seidi tha: “Këtë e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي صَعْصَعَةَ الأَنْصَارِيِّ، عَنْ أَبِيهِ أَنَّهُ أَخْبَرَهُ: أَنَّ أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ - رضى الله عنه - قَالَ لَهُ: إِنِّي أَرَاكَ تُحِبُّ الْغَنَمَ وَالْبَادِيَةَ، فَإِذَا كُنْتَ فِي غَنَمِكَ وَبَادِيَتِكَ فَأَذَّنْتَ بِالصَّلاَةِ، فَارْفَعْ صَوْتَكَ بِالنِّدَاءِ، فَإِنَّهُ لاَ يَسْمَعُ مَدَى صَوْتِ الْمُؤَذِّنِ جِنٌّ وَلاَ إِنْسٌ وَلاَ شَىْءٌ إِلاَّ شَهِدَ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ. قَالَ أَبُو سَعِيدٍ: سَمِعْتُهُ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.