Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Ubejdi, e këtij i ka treguar Ebu Hajani, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ ishim në një gosti, ku i ofruan një shpatull, të cilën ai e pëlqente. E mori dhe e kafshoi një herë, pastaj tha: “Unë do të jem zotëria i njerëzve Ditën e Kiametit. A e dini ndodhinë kur Allahu do t'i tubojë të parët dhe të fundit në një vend, saqë syri mund t'i shohë të gjithë dhe zëri i thirrësit i arrin çdonjërit? Dielli do t'u afrohet e njerëzit do t'i thonë njëri-tjetrit: “A nuk po shihni se në çfarë gjendjeje jeni e deri ku keni ardhur? Pse nuk gjeni dikë të ndërmjetësojë te Zoti juaj?” Disa thonë: " (Shkoni te) babai juaj, Ademi.” Shkojnë tek ai dhe i thonë: “O Adem, ti je babai i njerëzve, Allahu të ka krijuar me Dorën e Vet dhe ta ka fryrë shpirtin me Frymën e Tij. Melekët i ka urdhëruar të bien në sexhde para teje dhe të ka vendosur në Xhenet. Vallë, a mund të ndërmjetësosh te Zoti yt? A nuk sheh në çfarë gjendje kemi ardhur?” Ai u thotë: “Zoti im është zemëruar shumë, si kurrë më parë, dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kështu. Ai ma pati ndaluar pemën, e unë i pata bërë mëkat. Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni te Nuhu!” Kur shkojnë te Nuhu, i thonë: “O Nuh, ti je i dërguari i parë në Tokë dhe Allahu të ka emërtuar rob falënderues, a nuk e sheh se në çfarë halli kemi mbetur? A nuk e sheh çfarë na ka gjetur? Vallë, a mund të ndërmjetësosh te Zoti yt për ne?” Ai u thotë: “Zoti im është zemëruar sot si kurrë më parë dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kështu. Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te Pejgamberi ﷺ !” Kështu, kur vijnë tek unë, unë bëj sexhde nën Arsh. Më thuhet: “O Muhamed, ngrije kokën dhe ndërmjetëso, se do të të pranohet ndërmjetësimi. Kërko, që të të jepet.” Muhamed ibn Ubejde ka thënë: “Nuk e kujtoj pjesën tjetër të hadithit.”
حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ نَصْرٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عُبَيْدٍ: حَدَّثَنَا أَبُو حَيَّانَ، عَنْ أَبِي زُرْعَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي دَعْوَةٍ، فَرُفِعَ إِلَيْهِ الذِّرَاعُ، وَكَانَتْ تُعْجِبُهُ، فَنَهَسَ مِنْهَا نَهْسَةً وَقَالَ: "أَنَا سَيِّدُ الْقَوْمِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، هَلْ تَدْرُونَ بِمَنْ يَجْمَعُ اللَّهُ الأَوَّلِينَ وَالآخِرِينَ فِي صَعِيدٍ وَاحِدٍ فَيُبْصِرُهُمُ النَّاظِرُ وَيُسْمِعُهُمُ الدَّاعِي، وَتَدْنُو مِنْهُمُ الشَّمْسُ، فَيَقُولُ بَعْضُ النَّاسِ: أَلاَ تَرَوْنَ إِلَى مَا أَنْتُمْ فِيهِ؟ إِلَى مَا بَلَغَكُمْ؟ أَلاَ تَنْظُرُونَ إِلَى مَنْ يَشْفَعُ لَكُمْ إِلَى رَبِّكُمْ؟ فَيَقُولُ بَعْضُ النَّاسِ: أَبُوكُمْ آدَمُ، فَيَأْتُونَهُ فَيَقُولُونَ: يَا آدَمُ أَنْتَ أَبُو الْبَشَرِ، خَلَقَكَ اللَّهُ بِيَدِهِ وَنَفَخَ فِيكَ مِنْ رُوحِهِ، وَأَمَرَ الْمَلاَئِكَةَ فَسَجَدُوا لَكَ، وَأَسْكَنَكَ الْجَنَّةَ، أَلاَ تَشْفَعُ لَنَا إِلَى رَبِّكَ أَلاَ تَرَى مَا نَحْنُ فِيهِ وَمَا بَلَغَنَا؟ فَيَقُولُ: رَبِّي غَضِبَ غَضَبًا لَمْ يَغْضَبْ قَبْلَهُ مِثْلَهُ، وَلاَ يَغْضَبُ بَعْدَهُ مِثْلَهُ، وَنَهَانِي عَنِ الشَّجَرَةِ فَعَصَيْتُهُ، نَفْسِي نَفْسِي، اذْهَبُوا إِلَى غَيْرِي، اذْهَبُوا إِلَى نُوحٍ. فَيَأْتُونَ نُوحًا فَيَقُولُونَ: يَا نُوحُ أَنْتَ أَوَّلُ الرُّسُلِ إِلَى أَهْلِ الأَرْضِ، وَسَمَّاكَ اللَّهُ عَبْدًا شَكُورًا، أَمَا تَرَى إِلَى مَا نَحْنُ فِيهِ؟ أَلاَ تَرَى إِلَى مَا بَلَغَنَا؟ أَلاَ تَشْفَعُ لَنَا إِلَى رَبِّكَ؟ فَيَقُولُ: رَبِّي غَضِبَ الْيَوْمَ غَضَبًا لَمْ يَغْضَبْ قَبْلَهُ مِثْلَهُ، وَلاَ يَغْضَبُ بَعْدَهُ مِثْلَهُ، نَفْسِي نَفْسِي، ائْتُوا النَّبِيَّ ﷺ، فَيَأْتُونِي، فَأَسْجُدُ تَحْتَ الْعَرْشِ فَيُقَالُ: يَا مُحَمَّدُ ارْفَعْ رَأْسَكَ وَاشْفَعْ تُشَفَّعْ، وَسَلْ تُعْطَهُ". قَالَ مُحَمَّدُ بْنُ عُبَيْدٍ: لاَ أَحْفَظُ سَائِرَهُ.