Sahihu i Buhariut — Hadithi 3373

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po kalonte pranë një grupi njerëzish të fisit eslem, të cilët po ushtronin shenjëtarinë, u tha: “Gjuani, o pasardhësit e Ismailit, sepse babai juaj ka qenë shenjëtar. Ndërkaq, unë po bashkohem me benu filanët.” Pala tjetër ndaluan së gjuajturi dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut, e si të gjuajmë, përderisa ti je me ta?” Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Gjuani, sepse unë jam me të gjithë ju.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا حَاتِمٌ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ - رضى الله عنه - قَالَ: مَرَّ النَّبِيُّ ﷺ عَلَى نَفَرٍ مِنْ أَسْلَمَ يَنْتَضِلُونَ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "ارْمُوا بَنِي إِسْمَاعِيلَ، فَإِنَّ أَبَاكُمْ كَانَ رَامِيًا، وَأَنَا مَعَ بَنِي فُلاَنٍ". قَالَ: فَأَمْسَكَ أَحَدُ الْفَرِيقَيْنِ بِأَيْدِيهِمْ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَا لَكُمْ لاَ تَرْمُونَ؟" فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، نَرْمِي وَأَنْتَ مَعَهُمْ؟ قَالَ: "ارْمُوا وَأَنَا مَعَكُمْ كُلِّكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3373