Sahihu i Buhariut — Hadithi 3377

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Zema

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Zema (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ - ndërkohë po përmendte historinë e atij që e theri devenë (e Salihut ﷺ), - duke thënë: “ (Kur populli thirrën një vullnetar që ka guxim ta therë devenë) u paraqit një burrë me famë dhe pozitë në mesin popullit të vet, sikurse Ebu Zema .”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنَ زَمْعَةَ قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ - وَذَكَرَ الَّذِي عَقَرَ النَّاقَةَ - فَقَالَ: "فَانْتَدَبَ لَهَا رَجُلٌ ذُو عِزٍّ وَمَنَعَةٍ فِي قَوْمِهِ كَأَبِي زَمْعَةَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3377