Sahihu i Buhariut — Hadithi 3377

17. Nënkapitulli: Ajeti: “Fisit themud (Ne i dërguam) vëllanë e tyre, Salihun...”

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Edhe banorët e Hixhrit (fisi themud), i quajtën të dërguarit për gënjeshtarë.” (Hixhr, 80) “Ata thonë (sipas hamendjes së tyre): "Këto bagëti dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç atyre që ua lejojmë Ne...” (Enam, 138) “... Është e ndaluar çdo e mirë (ose Xheneti është haram për ju)!” (Furkan, 22)

3377. Nga: Abdullah ibn Zema

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Zema (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ - ndërkohë po përmendte historinë e atij që e theri devenë (e Salihut ﷺ), - duke thënë:(Kur populli thirrën një vullnetar që ka guxim ta therë devenë) u paraqit një burrë me famë dhe pozitë në mesin popullit të vet, sikurse Ebu Zema.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3377

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?