Sahihu i Buhariut — Hadithi 3378

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Miskin Ebu Haseni na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hasan ibn Hajan Ebu Zekerija, e këtij i ka treguar Sulejmani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ zbriti në vendbanimin e Hixhrit (vendbanimi i popullit themud), në Betejën e Tebukut, i ndaloi ushtarët të pinë ujë në pusin e këtij vendi apo të nxjerrin ujë prej tij. Ata i thanë: “Tashmë kemi gatuar ushqim me atë ujë dhe kemi nxjerrë ujë nga aty.” Por, Pejgamberi ﷺ i urdhëroi të derdhin ushqimin e gatuar dhe ujin e nxjerrë nga aty. Po ashtu, transmetohet nga Sebra ibn Mabedi dhe Ebu Shumusi se Pejgamberi ﷺ urdhëroi që ushqimi të hidhet. Kurse Ebu Dherri transmeton nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: "Ai që ka përgatitur ushqim me ujin e tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مِسْكِينٍ أَبُو الْحَسَنِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ حَسَّانَ بْنِ حَيَّانَ أَبُو زَكَرِيَّا: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ دِينَارٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لَمَّا نَزَلَ الْحِجْرَ فِي غَزْوَةِ تَبُوكَ أَمَرَهُمْ أَنْ لاَ يَشْرَبُوا مِنْ بِئْرِهَا، وَلاَ يَسْتَقُوا مِنْهَا فَقَالُوا: قَدْ عَجَنَّا مِنْهَا، وَاسْتَقَيْنَا. فَأَمَرَهُمْ أَنْ يَطْرَحُوا ذَلِكَ الْعَجِينَ وَيُهَرِيقُوا ذَلِكَ الْمَاءَ. وَيُرْوَى عَنْ سَبْرَةَ بْنِ مَعْبَدٍ وَأَبِي الشُّمُوسِ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَمَرَ بِإِلْقَاءِ الطَّعَامِ. وَقَالَ أَبُو ذَرٍّ عَنِ النَّبِيَّ ﷺ: "مَنِ اعْتَجَنَ بِمَائِهِ". ​​​​​​​

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3378