Sahihu i Buhariut — Hadithi 3418

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i kishin treguar se unë kisha thënë: “Betohem në Allahun se, sa të jem gjallë, do të agjëroj çdo ditë dhe do të falem gjatë gjithë natës.” I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Ti je ai që po thotë: “Betohem në Allahun se, sa të jem gjallë, do të agjëroj çdo ditë dhe do të falem gjatë gjithë natës?” I thashë: “Po, ashtu kam thënë.” Ai më tha: “Nuk do të mund ta arrish këtë, kështu që agjëro (ndonjëherë) dhe ha (ndonjëherë) , falu (natën) dhe fli. Për çdo muaj agjëro nga tri ditë, sepse vepra e mirë dhjetëfishohet. Kjo të llogaritet si të kesh agjëruar tërë vitin.” Unë i thashë: “Unë mundem edhe më shumë se kaq, o i Dërguari i Allahut.” Ai më tha: “Atëherë, agjëro një ditë, e dy të tjera ha.” I thashë: “Mundem edhe më shumë se kaq.” Ai tha: “Pra, një ditë agjëro, një ditë ha, ky është agjërimi i Davudit dhe agjërimi më i mirë.” I thashë: “Unë mundem edhe më mirë, o i Dërguari i Allahut.” Ai më tha: “Nuk ka më mirë se kjo.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، أَنَّ سَعِيدَ بْنَ الْمُسَيَّبِ: أَخْبَرَهُ وَأَبَا، سَلَمَةَ بْنَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَمْرٍو - رضى الله عنهما - قَالَ: أُخْبِرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنِّي أَقُولُ: وَاللَّهِ لأَصُومَنَّ النَّهَارَ وَلَأَقُومَنَّ اللَّيْلَ مَا عِشْتُ. فَقَالَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَنْتَ الَّذِي تَقُولُ: وَاللَّهِ لأَصُومَنَّ النَّهَارَ وَلأَقُومَنَّ اللَّيْلَ مَا عِشْتُ؟" قُلْتُ: قَدْ قُلْتُهُ. قَالَ: "إِنَّكَ لاَ تَسْتَطِيعُ ذَلِكَ، فَصُمْ وَأَفْطِرْ، وَقُمْ وَنَمْ، وَصُمْ مِنَ الشَّهْرِ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ، فَإِنَّ الْحَسَنَةَ بِعَشْرِ أَمْثَالِهَا، وَذَلِكَ مِثْلُ صِيَامِ الدَّهْرِ". فَقُلْتُ: إِنِّي أُطِيقُ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "فَصُمْ يَوْمًا وَأَفْطِرْ يَوْمَيْنِ". قَالَ: قُلْتُ: إِنِّي أُطِيقُ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ. قَالَ: "فَصُمْ يَوْمًا وَأَفْطِرْ يَوْمًا، وَذَلِكَ صِيَامُ دَاوُدَ، وَهُوَ عَدْلُ الصِّيَامِ". قُلْتُ: إِنِّي أُطِيقُ أَفْضَلَ مِنْهُ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "لاَ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3418