Sahihu i Buhariut — Hadithi 3425

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Dherr Gifariu

Shqip

Omer ibn Hafsi më ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, cila xhami është ndërtuar e para?” - “Xhamia e Shenjtë (Qabja) ” , - i tha Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cila? - “Xhamia e Aksasë” , - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Sa kishte diferencë kohore mes tyre? - “Dyzet (vjet) ” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj tha: “Kudo që të zë namazi, falu, sepse vetë toka është xhami për ty.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ التَّيْمِيُّ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ، أَىُّ مَسْجِدٍ وُضِعَ أَوَّلُ؟ قَالَ: "الْمَسْجِدُ الْحَرَامُ". قُلْتُ: ثُمَّ أَىٌّ؟ قَالَ: "ثُمَّ الْمَسْجِدُ الأَقْصَى". قُلْتُ: كَمْ كَانَ بَيْنَهُمَا؟ قَالَ: "أَرْبَعُونَ". ثُمَّ قَالَ: "حَيْثُمَا أَدْرَكَتْكَ الصَّلاَةُ فَصَلِّ، وَالأَرْضُ لَكَ مَسْجِدٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3425