Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy gra kishin nga një djalë. Papritmas, një ujk erdhi dhe e rrëmbeu fëmijën e njërës. Tjetra i tha: “E rrëmbeu birin tënd.” E para ia ktheu: “Jo, e rrëmbeu tëndin.” Kështu, vendosën të shkojnë të gjykohen te Davudi, i cili gjykoi në favor të së madhes. Pastaj shkuan edhe te Sulejmani, i biri i Davudit ﷺ, dhe ia treguan ngjarjen.” Ai tha: “Më sillni një thikë, që t'jua ndaj përgjysmë (djalin) .” E vogla reagoi me të shpejtë dhe tha: “Mos e bëj, Allahu të mëshiroftë!” Atëherë, Sulejmani gjykoi se i biri ishte i së voglës.” Ebu Hurejra ka thënë: “Për Allahun, kurrë më herët nuk e kam dëgjuar fjalën “sikin” (thikë), sepse thikës ne i thoshim vetëm mudje.”
وَقَالَ: "كَانَتِ امْرَأَتَانِ مَعَهُمَا ابْنَاهُمَا جَاءَ الذِّئْبُ فَذَهَبَ بِابْنِ إِحْدَاهُمَا، فَقَالَتْ صَاحِبَتُهَا: إِنَّمَا ذَهَبَ بِابْنِكِ. وَقَالَتِ الأُخْرَى: إِنَّمَا ذَهَبَ بِابْنِكِ. [فَتَحَاكَمَتَا] إِلَى دَاوُدَ، فَقَضَى بِهِ لِلْكُبْرَى فَخَرَجَتَا عَلَى سُلَيْمَانَ بْنِ دَاوُدَ فَأَخْبَرَتَاهُ. فَقَالَ: ائْتُونِي بِالسِّكِّينِ أَشُقُّهُ بَيْنَهُمَا. فَقَالَتِ الصُّغْرَى: لاَ تَفْعَلْ يَرْحَمُكَ اللَّهُ، هُوَ ابْنُهَا. فَقَضَى بِهِ لِلصُّغْرَى". قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: وَاللَّهِ إِنْ سَمِعْتُ بِالسِّكِّينِ إِلاَّ يَوْمَئِذٍ، وَمَا كُنَّا نَقُولُ إِلاَّ الْمُدْيَةُ.