Sahihu i Buhariut — Hadithi 3438

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Israili, e këtij i ka rrëfyer Othman ibn Mugire, e ky nga Muxhahidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E pashë Isain, Musain dhe Ibrahimin. Isai ishte i kuq, kaçurrel e gjoksgjerë, ndërsa Musai i zeshkët, i gjatë e flokëdrejtë, sikurse të ishte nga burrat e fisit zut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ: أَخْبَرَنَا إِسْرَائِيلُ: أَخْبَرَنَا عُثْمَانُ بْنُ الْمُغِيرَةِ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "رَأَيْتُ عِيسَى وَمُوسَى وَإِبْرَاهِيمَ، فَأَمَّا عِيسَى فَأَحْمَرُ جَعْدٌ عَرِيضُ الصَّدْرِ، وَأَمَّا مُوسَى فَآدَمُ جَسِيمٌ سَبْطٌ كَأَنَّهُ مِنْ رِجَالِ الزُّطِّ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3438