Sahihu i Buhariut — Hadithi 3438

48. Nënkapitulli: Ajeti: “Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje.”

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ajo mbeti me barrë e u tërhoq me të në një vend të largët. Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme." Ajo tha: "Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt! Një zë e thirri nga poshtë: Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!” (Merjem, 22-25) “Ajo i tha: "Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.” (Merjem, 18)

3438. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Israili, e këtij i ka rrëfyer Othman ibn Mugire, e ky nga Muxhahidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E pashë Isain, Musain dhe Ibrahimin. Isai ishte i kuq, kaçurrel e gjoksgjerë, ndërsa Musai i zeshkët, i gjatë e flokëdrejtë, sikurse të ishte nga burrat e fisit zut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3438

Fjalë të panjohura?