Ahmed ibn Muhamed Mekiu transmeton se e ka dëgjuar Ibrahim ibn Sadin, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Jo, për Allahun.” Pejgamberi ﷺ nuk i ka thënë Isait: “I kuq”, - por ka thënë: “Në ëndërr, e pashë veten duke bërë tavaf rreth Qabesë. Aty pashë një burrë zeshkan, me flokë të gjatë e të drejtë, duke ecur mes dy burrave të tjerë, teksa koka i pikonte ujë. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “I biri i Merjemes.” Kur shkova të shikoj, pashë edhe një burrë tjetër: të kuq e trupmadh, me kaçurrela të dendura, të verbër në syrin e djathtë, që i dukej sikurse kokërr e dalë rrushi. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “Dexhalli.” Njeriu që më së shumti i ngjasonte ishte Ibn Katani.” Zuhriu thotë: “Ibn Katani ishte një burrë nga fisi huzaë, që kishte vdekur në kohën e injorancës.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ مُحَمَّدٍ الْمَكِّيُّ قَالَ: سَمِعْتُ إِبْرَاهِيمَ بْنَ سَعْدٍ قَالَ: حَدَّثَنِي الزُّهْرِيُّ، عَنْ سَالِمٍ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: لاَ وَاللَّهِ مَا قَالَ النَّبِيُّ ﷺ لِعِيسَى: أَحْمَرُ، وَلَكِنْ قَالَ: "بَيْنَمَا أَنَا نَائِمٌ أَطُوفُ بِالْكَعْبَةِ، فَإِذَا رَجُلٌ آدَمُ سَبْطُ الشَّعَرِ، يُهَادَى بَيْنَ رَجُلَيْنِ، يَنْطِفُ رَأْسُهُ مَاءً أَوْ يُهَرَاقُ رَأْسُهُ مَاءً فَقُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالُوا: ابْنُ مَرْيَمَ، فَذَهَبْتُ أَلْتَفِتُ، فَإِذَا رَجُلٌ أَحْمَرُ جَسِيمٌ، جَعْدُ الرَّأْسِ، أَعْوَرُ عَيْنِهِ الْيُمْنَى، كَأَنَّ عَيْنَهُ عِنَبَةٌ طَافِيَةٌ. قُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالُوا: هَذَا الدَّجَّالُ. وَأَقْرَبُ النَّاسِ بِهِ شَبَهًا ابْنُ قَطَنٍ". قَالَ الزُّهْرِيُّ: رَجُلٌ مِنْ خُزَاعَةَ هَلَكَ فِي الْجَاهِلِيَّةِ.