Sahihu i Buhariut — Hadithi 3451

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Një personi nga popujt e shkuar i vajti meleku për t'ia marrë shpirtin dhe e pyeti: “A ke vepruar ndonjë të mirë?” Ai tha: “Nuk e di.” Iu tha: “Mendohu!” Ai tha: “Nuk di diçka tjetër, përveçse, sa kam qenë në dynja, kur bëja tregti me njerëzit, tregohesha korrekt me ta, si dhe të kamurit ia shtyja afatin e borxhit, ndërsa fukarait i falja një pjesë të borxhit.” Kështu, Allahu e futi në Xhenet.”

Arabisht

قَالَ حُذَيْفَةُ: وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ: ‏"‏إِنَّ رَجُلاً كَانَ فِيمَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ أَتَاهُ الْمَلَكُ لِيَقْبِضَ رُوحَهُ فَقِيلَ لَهُ: هَلْ عَمِلْتَ مِنْ خَيْرٍ؟ قَالَ: مَا أَعْلَمُ، قِيلَ لَهُ: انْظُرْ‏.‏ قَالَ: مَا أَعْلَمُ شَيْئًا غَيْرَ أَنِّي كُنْتُ أُبَايِعُ النَّاسَ فِي الدُّنْيَا وَأُجَازِيهِمْ، فَأُنْظِرُ الْمُوسِرَ، وَأَتَجَاوَزُ عَنِ الْمُعْسِرِ‏.‏ فَأَدْخَلَهُ اللَّهُ الْجَنَّةَ‏"‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3451