Sahihu i Buhariut — Hadithi 3451

50. Nënkapitulli: Transmetimet rreth benu israilëve

3451. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Një personi nga popujt e shkuar i vajti meleku për t'ia marrë shpirtin dhe e pyeti: “A ke vepruar ndonjë të mirë?” Ai tha: “Nuk e di.” Iu tha: “Mendohu!” Ai tha: “Nuk di diçka tjetër, përveçse, sa kam qenë në dynja, kur bëja tregti me njerëzit, tregohesha korrekt me ta, si dhe të kamurit ia shtyja afatin e borxhit, ndërsa fukarait i falja një pjesë të borxhit.” Kështu, Allahu e futi në Xhenet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3451

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?