Sahihu i Buhariut — Hadithi 3452

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Një personi i erdhi vdekja dhe, kur i humbi shpresat se do të jetojë më tej, e porositi familjen e vet: “Pasi të vdes, tuboni shumë dru dhe ndizni një zjarr. Më lini aty derisa zjarri të ma djegë mishin e të arrijë deri në eshtra dhe të shkrumbohem i tëri. Pastaj, eshtrat bluani e bëjini pluhur dhe, në një ditë me furtunë, shpërndajeni (hirin tim) në det.” Ata vepruan ashtu. Por, Allahu ia tuboi hirin dhe e ktheu në formën e tij fillestare e i tha: “Pse veprove kështu?” Ai iu përgjigj: “Prej frikës Sate.” Kështu, Allahu e fali.” Ukbe ibn Amri ka thënë: “Kam dëgjuar nga Hudhejfe se personi në fjalë ka qenë varrmihës.”

Arabisht

فَقَالَ: وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ: ‏"‏إِنَّ رَجُلاً حَضَرَهُ الْمَوْتُ، فَلَمَّا يَئِسَ مِنَ الْحَيَاةِ أَوْصَى أَهْلَهُ إِذَا أَنَا مُتُّ فَاجْمَعُوا لِي حَطَبًا كَثِيرًا وَأَوْقِدُوا فِيهِ نَارًا حَتَّى إِذَا أَكَلَتْ لَحْمِي، وَخَلَصَتْ إِلَى عَظْمِي، فَامْتَحَشْتُ، فَخُذُوهَا فَاطْحَنُوهَا، ثُمَّ انْظُرُوا يَوْمًا رَاحًا فَاذْرُوهُ فِي الْيَمِّ‏.‏ فَفَعَلُوا، فَجَمَعَهُ فَقَالَ لَهُ: لِمَ فَعَلْتَ ذَلِكَ؟ قَالَ: مِنْ خَشْيَتِكَ‏.‏ فَغَفَرَ اللَّهُ لَهُ‏"‏‏.‏‏ قَالَ عُقْبَةُ بْنُ عَمْرٍو: وَأَنَا سَمِعْتُهُ يَقُولُ ذَاكَ، وَكَانَ نَبَّاشًا‏.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3452