Sahihu i Buhariut — Hadithi 3452

50. Nënkapitulli: Transmetimet rreth benu israilëve

3452. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Një personi i erdhi vdekja dhe, kur i humbi shpresat se do të jetojë më tej, e porositi familjen e vet: “Pasi të vdes, tuboni shumë dru dhe ndizni një zjarr. Më lini aty derisa zjarri të ma djegë mishin e të arrijë deri në eshtra dhe të shkrumbohem i tëri. Pastaj, eshtrat bluani e bëjini pluhur dhe, në një ditë me furtunë, shpërndajeni (hirin tim) në det.” Ata vepruan ashtu. Por, Allahu ia tuboi hirin dhe e ktheu në formën e tij fillestare e i tha: “Pse veprove kështu?” Ai iu përgjigj: “Prej frikës Sate.” Kështu, Allahu e fali.”
Ukbe ibn Amri ka thënë: “Kam dëgjuar nga Hudhejfe se personi në fjalë ka qenë varrmihës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3452

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?