Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë një grupi të fisit eslem që po gjuanin në shenjë dhe u tha: “Gjuani, o pasardhësit e Ismailit , sepse babai juaj ka qenë shenjëtar, kurse unë po u bashkohem benu filanëve”, - duke aluduar në njërin prej grupeve. Pala tjetër ndaluan së gjuajturi, andaj Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ç'kanë ata?” Ata i thanë: “E si të gjuajmë, ndërkohë ti je me ta?” Atëherë, Pejgamberi ﷺ u tha: “Gjuani, sepse unë jam me të gjithë ju.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ: حَدَّثَنَا سَلَمَةُ - رضى الله عنه - قَالَ: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلَى قَوْمٍ مِنْ أَسْلَمَ يَتَنَاضَلُونَ بِالسُّوقِ، فَقَالَ: "ارْمُوا بَنِي إِسْمَاعِيلَ، فَإِنَّ أَبَاكُمْ كَانَ رَامِيًا، وَأَنَا مَعَ بَنِي فُلاَنٍ". - لأَحَدِ الْفَرِيقَيْنِ - فَأَمْسَكُوا بِأَيْدِيهِمْ فَقَالَ: "مَا لَهُمْ؟" قَالُوا: وَكَيْفَ نَرْمِي وَأَنْتَ مَعَ بَنِي فُلاَنٍ؟ قَالَ: "ارْمُوا وَأَنَا مَعَكُمْ كُلِّكُمْ".